Mbahet trajnimi i parë për punonjësit e zyreve noteriale

Prishtinë, 24.05.2014 – Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtarë të Noterisë (IHN), organizuan trajnimin e parë për punonjësit e zyreve noteriale me temën “ Praktika dhe Etika Noteriale”. Trajnimi është mbajtur në Hotel “Sirius” ndërsa ftesës së ONK-së për këtë trajnim iu përgjigjën më shumë se 90 punonjës.

Ligjerues të këtij trajnimi ishin Znj. Vizhdane Kuçi, Notere dhe njëherit trajnere e licencuar në ONK dhe Z. Roland Niklaus përfaqësues i IHN-së në Kosovë. Risitë në legjislacionin sekondarë lidhur me regjistrat noteriale, sjelljet e punonjësve në raport me palët, ruajtja e konfidencialitetit nga punonjësit, etj. ishin disa nga temat të cilat u ligjeruan dhe diskutuan gjatë këtij trajnimi.

Znj. Kuçi para të pranishmëve edhe një herë faleminderoi Institutin Ndërkombëtarë të Noterisë (IHN) për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e sistemit noterial në Kosovë.