Çka është noteri?

Noteri është jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj.

Noteri në punën e tij udhëhiqet nga këto parime:

  • parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë;
  • parimi i ndalimit të publicitetit personal;
  • parimi i së vërtetës dhe i ruajtjes së fshehtësisë;
  • parimi i bashkëpunimit në mes noterëve;
  • parimi i detyrimit për noterizim;
  • parimi i besueshmëria, nderit dhe dinjiteti;
  • parimi i kompetencës profesionale.

Në Republikën e Kosovës, aktualisht janë 74 noter që janë duke kryer shërbime noteriale në zyret e tyre noteriale. Ndërsa, gjatë vitit 2013 priten të licencohen edhe një numër i konsiderueshëm i noterëve, në mënyrë që të mbulohet I tërë vendi me noter.