Struktura organizative

Struktura Organizative e Odës së Noterëve:

  • Kuvendi,
  • Këshilli drejtues,
  • Kryetari dhe Nën-Kryetari,
  • Komisioni disiplinor dhe
  • Komiteti i auditimit.

Kuvendi i Odës

Kompetencat ekskluzive të Kuvendit:

  • nxjerr Statutin me pëlqimin e Ministrit dhe aktet e tjera të Odës;
  • nxjerr Kodin e Etikës Noteriale dhe sjelljes profesionale, me pëlqimin e Ministrit;
  • zgjedhja e anëtarëve të Këshillit, përfshirë këtu Kryetarin e Odës dhe Kryesuesin e Këshillit;
  • aprovimi i buxhetit vjetor;
  • vendos për anëtarësinë dhe mënyrën e pagimit të saj;
  • vendosë për mënyrën e përdorimit të mjeteve të realizuara nga gjobat në pajtim me këtë ligj;
  • aprovimi i raportit vjetor të punës së Odes;
  • zgjedhja e anëtarëve të Komitetit dhe të anëtarëve të Komisionit;
  • vendosë për çështje tjera të përcaktuar me statut dhe akte të tjera.

Këshilli drejtues i Odës

Përbërja e Këshillit drejtues të Odës –

  • Aliriza Beshi, Kryetar
  • Shpend Haskaj, Nënkryetar
  • Fatmir Halimi, anëtar
  • Arijeta Ukaj-Dervishaj, anëtare, dhe
  • Sherife Seferi-Tahiri, anëtare

Kompetencat e Këshillit Drejtues

Këshilli drejtues siguron ekzekutimin e Statutit të Odës dhe implementimin e vendimeve të Kuvendeve.

Gjatë periudhës ndërmjet Kuvendeve të Odës, Komisioni i Odës kryen të gjitha detyrat e Odës që nuk hyjnë në kuadër të kompetencave të komitetit të auditimit, të Komisionit disiplinor, apo ekskluzivisht në kuadër të kompetencave të Odës.

Këshilli drejtues komunikon me agjencitë dhe me organizatat tjera në emër të Odës, dorëzon propozime dhe opinione tek ta në emër të Odës, jep pëlqimin për noterët për funksionimin e zyrës së përbashkët dhe koordinon kryerjen e kontrollit intern në lidhje me aktivitetet profesionale të noterëve.

Kryetari dhe Nënkryetari i Odës

  • Kryetar i Odës – Aliriza Beshi
  • Nënkryetar i Odës – Shpend Haskaj

Kompetencat e kryetarit dhe Nënkryetarit të Odës-

Kryetari  i Odës përfaqëson Odën, lëshon dokumente të autorizimit në emër të Odës dhe kryen të gjitha aktet ligjore në emër të Odës.  Kryetari i Odës zëvendësohet nga nën-kryetari në rast të mungesës së tij apo saj. Kryetari i Odës bën lidhjen e kontratave të shërbimit me kandidatët për noterë dhe të kontratave të punësimit me punonjësit me rrogë të Odës, përfshirë këtu Sekretarin e Administratës.

Komisioni Disiplinor 

Përbërja e Komisionit-

Komisioni disiplinor përbëhet nga 5 anëtarë dhe 5 anëtarë zëvendësues.

Anëtarët e komisionit: 

  • Bilgaip Maznikar, Kryesues, 
  • Haxhë Qorraj, anëtar
  • Behar Idrizi, anëtar
  • Halil Rrukiqi, anëtar dhe
  • Astrit Bibaj, anëtar

 Anëtarët zëvendësues të Komisionit:

  • Sinan Visoka
  • Hebib Livoreka
  • Islam Azemi
  • Fatmir Tasholli, dhe
  • Agim Sylejmani

Kompetencat e komisionit-

Vendos për përgjegjësinë disiplinore për noter, ushtruesit të detyrës dhe zëvendës-noterit, punëtorit të zyrës noteriale, atyre të Odës së Noterëve, në bazë të kërkesës për fillimin e procedurës disiplinore, sipas propozimin për fillimin e procedurës disiplinore të cilin mund t`a paraqesin Ministria, Këshilli Drejtues, Komisioni, institucionet publike dhe palët, përkatësisht përfaqësuesit e tyre ligjor dhe të autorizuarit.

Komisioni Disiplinor ex officio mund të inicioj fillimin e procedurës disiplinore bazuar në njohuritë e drejtpërdrejta ose nëse është informuar për faktet dhe rrethanat në bazë të të cilave ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer shkelja e detyrës zyrtare.

Komiteti i Auditimit

Përbërja e Komitetit-

  • Faik Çollaku, Kryesues, 
  • Suna Sallahu, anëtare, dhe
  • Arta Morina-Mustafa, anëtare 

Kompetencat e komitetit-

Auditon aktivitetet ekonomike dhe të menaxhimit të Odës së Noterëve, me iniciativë të tij apo me kërkesën e bërë nga të paktën një e pesta (1/5) e anëtarëve të Odës.
Shqyrton dhe siguron komente në raportin vjetor për sa u përket aktiviteteve të Odës, para se të bëjë dorëzimin e raportin në Kuvendin e Odës.