P.E.SH
Shërbimi i noterisë është shërbim juridik dhe publik që e ka për qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshme të personave fizik dhe juridik në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës se Kosovës.
Noteri është jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj. Noteri në punën e tij udhëhiqet nga këto parime: parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë; parimi i ndalimit të publicitetit personal; parimi i së vërtetës dhe i ruajtjes së fshehtësisë; parimi i bashkëpunimit në mes noterëve; […]
Shërbimet noteriale përfshijnë por nuk kufizohen në: Shërbime juridike për çështje familjare dhe trashëgimore; Shërbime juridike për çështje pronësore; Shërbime juridike për çështje ekonomike dhe të punës; Shërbime juridike nga ruajtja e gjërave dhe dokumenteve tjera; Shërbime juridike lidhur me vërtetimet, legalizimet dhe certifikatat tjera.