Struktura Organizative

Struktura organizative e odës së noterëve

• Kuvendi
• Këshilli Drejtues
• Kryetari dhe Nën-Kryetari
• Komiteti i Auditimit

Kuvendi i Odës

Kompetencat ekskluzive të Kuvendit:

• Nxjerr Statutin me pëlqimin e Ministrit dhe aktet e tjera të Odës
• Nxjerr Kodin e Etikës Noteriale dhe sjelljes profesionale, me pëlqimin e Ministrit;
• Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit, përfshirë këtu Kryetarin e Odës dhe Kryesuesin e Këshillit;
• Aprovimi i buxhetit vjetor;
• Vendos për anëtarësinë dhe mënyrën e pagimit të saj;
• Vendosë për mënyrën e përdorimit të mjeteve të realizuara nga gjobat në pajtim me këtë ligj;
• Aprovimi i raportit vjetor të punës së Odes
• Zgjedhja e anëtarëve të Komitetit dhe të anëtarëve të Komisionit
• Vendosë për çështje tjera të përcaktuar me statut dhe akte të tjera.

Këshilli Drejtues i Odës

Përberja e Këshillit Drejtues të Odës

Shpend Haskaj

Kryetar

Sefadin Blakaj

Nënkryetar

Leartë Cana

Anëtar

Haxhë Qorraj

Anëtar

Shërbimi Administrativ

Përberja e shërbimit administrativ të Odës

Arbër Shabani

Sekretar

Drilon Dobruna

Zyrtar Administrativ

Edona Vitia

Zyrtare Administrative

Kompetencat e Këshillit

Kompetencat e Këshillit Drejtues

Këshilli drejtues siguron ekzekutimin e Statutit të Odës dhe implementimin e vendimeve të Kuvendeve.

Gjatë periudhës ndërmjet Kuvendeve të Odës, Komisioni i Odës kryen të gjitha detyrat e Odës që nuk hyjnë në kuadër të kompetencave të komitetit të auditimit, të Komisionit disiplinor, apo ekskluzivisht në kuadër të kompetencave të Odës.

Këshilli drejtues komunikon me agjencitë dhe me organizatat tjera në emër të Odës, dorëzon propozime dhe opinione tek ta në emër të Odës, jep pëlqimin për noterët për funksionimin e zyrës së përbashkët dhe koordinon kryerjen e kontrollit intern në lidhje me aktivitetet profesionale të noterëve.

Kompetencat e kryetarit

Kompetencat e Kryetarit dhe Nënkryetarit të Odës

Kryetari  i Odës përfaqëson Odën, lëshon dokumente të autorizimit në emër të Odës dhe kryen të gjitha aktet ligjore në emër të Odës.  Kryetari i Odës zëvendësohet nga nën-kryetari në rast të mungesës së tij apo saj. Kryetari i Odës bën lidhjen e kontratave të shërbimit me kandidatët për noterë dhe të kontratave të punësimit me punonjësit me rrogë të Odës, përfshirë këtu Sekretarin e Administratës.

Komiteti i Auditimit

Përbërja e Komitetit

• Faik Çollaku Kryesues
• Selatin Shahini anëtar
• Ylli Mekaj anëtar

Kompetencat e komitetit

Kompetencat e komitetit

Auditon aktivitetet ekonomike dhe të menaxhimit të Odës së Noterëve, me iniciativë të tij apo me kërkesën e bërë nga të paktën një e pesta (1/5) e anëtarëve të Odës. Shqyrton dhe siguron komente në raportin vjetor për sa u përket aktiviteteve të Odës, para se të bëjë dorëzimin e raportin në Kuvendin e Odës.