Përurohet objekti për arkivimin e lëndëve të noterëve të pensionuar

Ferizaj – Nënkryetari i ONK, Sefadin Blakaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryesuesi i KGJK, Albert Zogaj, përuruan objektin për arkivimin e lëndëve të noterëve të pensionuar, objekti i ish-Gjykatës për Kundërvajtje në Ferizaj, i rinovuar nga Oda e Noterëve të Kosovës, pas memorandumit të nënshkruar mes ONK, KGJK dhe MD.
Nënkryetari Blakaj në fjalën e tij theksoi së Oda e Noterëve është çdo herë e hapur për bashkëpunim ndër institucional dhe se me kënaqësi është bërë financimi i rinovimit të këtij objekti nga Oda e Noterëve me qëllim të funksionalizimit për arkivimin e lëndëve të noterëve të dal në pension, duke shtuar se arkivat noteriale janë një pasuri shtetërore. Ministrja Haxhiu në fjalën e saj theksoi se kjo ngjarje është me rëndësi për qytetarët sistemin noterial dhe, sidomos, për noterët e pensionuar, duke qenë se tani bëhen gati dy vite që ata presin transferimin e lëndëve arkivore, në mungesë të hapësirave në gjykata. Ministrja Haxhiu falënderoi Odën e Noterëve për mbulimin e tërësishëm të kostos së rinovimit të objektit dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti, si dhe KGJK-në për lirimin e objektit në shërbim të këtij qëllimi. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, theksoi rëndësinë e këtij investimi drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të ofruara nga noterët, përmes të cilit mundësohet menaxhim më efikas, i sigurt dhe transparent i dokumenteve. Ai gjithashtu tha se implementimi i këtij sistemi modern arkivimi është shembull i përkushtimit të institucioneve drejt përmirësimit të standardeve në fushën e drejtësisë në Kosovë.
Comments are closed.