Pensionohet Noter Murtez Jahaj

Noter Murtez Jahaj ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Suharekës
Biografi e shkurtër:
Murtez (Hamëz) Jahaj, ka lindur me 06.01.1954 në fshatin Sllapuzhan, Komuna Suharekë. Shkollën fillore e ka përfunduar në 1969 në fshatin Sllapuzhan, Suharekë, ndërsa shkollën e mesme e ka përfunduar në Gjimnazin në Suharekë më 1973. Në vitin 1979 ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2002, në Prishtinë. Nga viti 1978 e deri në 1984 ka punuar Gjykatës në Gjykatën për Kundërvajtje në Suharekë. Nga viti 1984 deri në 1991 ka ushtruar dy funksione të njëpasnjëshme në Organin e Kuvendit Komunal në Suharekë në detyrën e Drejtorit të Inspektoratit dhe pas tri viteve është emëruar Sekretar për punë të brendshme të organit administrativ dhe anëtar i këshillit ekzekutiv në Komunën e Suharekës. Nga viti 1991 është shkarkuar nga puna si pasojë e regjimit të atëhershëm, ndërsa nga viti 1999 e deri me 2007 është emëruar si Kryetar i Gjykatës për Kundërvajtje në Suharekë. Në vitin 2007 është emëruar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Kryetar i Gjykatës Komunale në Suharekë. Në vitin 2010 është dekretuar nga Presidenti, Prokuror për krime të rënda në Prizren.
Ndërsa, nga viti 2013 e deri më 11.01.2021 ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Suharekës.
Comments are closed.