Pensionohet Noter Bashkim Stavileci

Noter Bashkim Stavileci ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Pejës
Biografi e shkurtër:
Bashkim Stavileci, ka lindur në Prishtinë më 28.02.1952, ku ka kryer shkollën fillore, gjimnazin dhe Fakultetin Juridik. Prej vitit 1972 deri në vitin 1982 ka punuar në Ndërmarrjen Tregtare „Gërmia” nga Prishtina si zyrtar ligjor. Prej vitit 1982 deri më 24 Mars 1999 ka punuar në Shërbimin Doganor të Jugosllavisë – Dogana në Prishtinë si Inspektor i lartë për delikte doganore. Me themelimin e Doganës së Kosovës në shtator të vitit 1999 është punësuar si zyrtar ligjor ku ka punuar deri në muajin maj të vitit 2012.
Nga muaji maj 2012 deri më 11.01.2021 ka ushtruar funksionin e Noterit në Komunën e Pejës.
Comments are closed.