Oda e Noterëve të Kosovës merr pjesë në 30-vjetorin e sistemit noterial në Slloveni

June 3, 2025

Comments are closed.

Me ftesë të Kryetari të Odës së Noterëve të Sllovenisë z. Bojan Podgorsek, Oda e Noterëve të Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari z. Shpend Haskaj, z.Erdon Gjinolli, Noter dhe z. Arbër Shabani, Sekretar, mori pjesë në ceremoninë festive të organizuar në Lubjanë me rastin e 30-vjetorit të themelimit të sistemit noterial në Republikën e Sllovenisë.

Ky përvjetor shënoi një moment të rëndësishëm jo vetëm për sistemin noterial slloven, por edhe për komunitetin ndërkombëtar noterial, duke promovuar vlerat e përbashkëta të sigurisë juridike dhe bashkëpunimit profesional.