Oda e Noterëve shënon 13-vjetorin e sistemit noterial në Kosovë

May 17, 2025

Comments are closed.

Oda e Noterëve të Kosovës organizoi ceremoninë solemne për shënimin e 13-vjetorit të themelimit të sistemit noterial në vend. Ngjarja u hap me një fjalë përshëndetëse nga Kryetari i Odës, z. Shpend Haskaj, i cili theksoi sfidat, arritjet dhe vizionin e sistemit noterial që nga themelimi i tij më 14 prill 2012 e deri më sot.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në detyrë, e cila në fjalimin e saj shprehi vlerësimin e lartë institucional për sistemin noterial dhe për kontributin e noterëve në forcimin e sigurisë juridike në vend.

Në kuadër të këtij përvjetori, Oda ndau mirënjohje për personalitetet që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin, ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit noterial në Kosovë. Mirënjohje të veçanta iu ndanë z. Roland Niklaus, z. Michel Merloti (në mungesë), z. Bashkim Preteni, prof. Hajredin Kuçi, z. Elbasan Dervishaj, znj. Mimoza Sadushi, z. Fatmir Laçej, z. Naxhi Zeqiri, znj. Arbena Shehu dhe z. Alrizia Beshi. Gjithshtu, Kryetari Haskaj shprehi falwnderim të gjithë noterëve pensionistë për kontributin e tyre të çmuar ndër vite.

Ky përvjetor ishte një reflektim i vlerave që mbart ky profesion fisnik, ndershmëri, integritet dhe siguri juridike dhe një konfirmim se Oda e Noterëve do të vazhdojë të udhëheqë sistemin drejt standardeve më të larta evropiane.