Kryetari Beshi priti në takim përfaqësues të Odës Federale të Noterisë Gjermane

Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi priti në takim z. Richard Bock, z. Llovro Tomasic dhe znj. Veronica Kormann, përfaqësues nga Oda Federale e Noterisë Gjermane.
Temë diskutimi në këtë takim ishin dixhitalizimi i noterisë, avancimi dhe plotësimi i legjislacionit vendor në këtë fushë dhe më gjerë, zhvillimet aktuale në Odën e Noterëve, sfidat me të cilat përballet Oda në mungesë të numrit të mjaftueshëm të Noterëve në vend, etj.
Në këtë takim z. Bock e njoftoi z. Beshi për takimet e realizuara gjatë qëndrimit në Prishtinë me projektin e financuar nga EU -EUKOJUST dhe Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim të avancimit të sistemit noterial dhe Odës së Noterëve.
Pas këtij takimi Oda e Noterëve shtroi një darkë për mysafirët nga Oda Federale e Noterisë Gjermane.
Comments are closed.