Noteri Hajzer Bublaku, me seli në Gllogoc, ka arritur moshën e pensionimit më datë 14 mars 2025, pas një përvoje të çmuar prej mbi një dekade në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë. Z. Bublaku ka ushtruar profesionin e noterit që nga viti 2014, duke kontribuar me përkushtim dhe profesionalizëm në ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit noterial në Republikën e Kosovës.