Ç'ka është noteri ?
Noteri është jurist profesional, zyrtarë publik, i emëruar nga Ministria e Drejtësisë, për ta ushtruar veprimtarinë e përcaktuar me ligj.
Noteri në punën e tij udhëhiqet nga këto parime:
• Parimi i pavarësisë dhe paanshmërisë;
• Parimi i ndalimit të publicitetit personal;
• Parimi i së vërtetës dhe i ruajtjes së fshehtësisë;
• Parimi i bashkëpunimit në mes noterëve;
• Parimi i detyrimit për noterizim;
• Parimi i besueshmëria, nderit dhe dinjiteti;
• Parimi i kompetencës profesionale.
Në Republikën e Kosovës, aktualisht janë 74 noter që janë duke kryer shërbime noteriale në zyret e tyre noteriale. Ndërsa, gjatë vitit 2013 priten të licencohen edhe një numër i konsiderueshëm i noterëve, në mënyrë që të mbulohet I tërë vendi me noter.