Reagim

Oda e Noterëve të Kosovës njofton opinionin se gjatë procesit të punimit të vulave për noterët e rinj, është bërë një gabim teknik në vulën e noteres së caktuar në komunën e Hanit të Elezit. Ky gabim ka ndodhur për shkak të ngarkesës së jashtëzakonshme dhe afatit të shkurtër kohor në të cilin është dashur të përmbyllet procesi i prodhimit të vulave për të gjithë noterët e emëruar së fundi.
Oda e Noterëve kërkon ndjesë publike për këtë gabim teknik dhe siguron se menjëherë pas konstatimit të tij kanë filluar procedurat për përmirësimin dhe zëvendësimin e vulës, në përputhje me plotësim ndryshimin e ligjit bazë.
Oda garanton se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Me respekt,
Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës
Comments are closed.