Çfarë ofrojmë ne?
Shërbimet publike të cilat janë kryer deri më tani nga gjykatat, komuna dhe institucionet tjera shtetërore, tani i janë deleguar noterëve me qëllim që këto shërbime të jenë sa më afër qytetarit.
Çështje familjare
Noterizim
Noteri mund t’ju ndihmoj në zgjidhjen e çështjeve jokontestimore/trashëgimore lidhur me statusin personal dhe çështjët tjera familjare si :
• Përpilimi i testamentit (në zyrë ose shtëpi);
• Përpilimi i proces-verbalit të hapjes së testamentit;
• shqyrtimin e pasurisë trashëgimore dhe vendos me aktvendim për trashëgiminë në rastet jokontestimore;
• vlerësimet dhe shitjet publike të sendeve të luajtshme dhe të paluajtshëmërive në procedurën jokontestimore, veçmas në rastet e shitjeve vullnetare;
• ruajtjen e dokumenteve të trashëgimisë, të parave, letrave me vlerë apo sendeve të çmueshme;
• Vërtetimi se personi është ende i gjallë;
• kryen edhe punët e tjera të besuara me ligj të veçantë

Çështje pronësore
Noterizim
Noteri mund t’ju ndihmojë në përpilimin dhe vërtetimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për shitblerjen dhe transaksionet tjera pronësore,
• Kontrata për transferimin e paluajtshmërisë;
• Kontrata për hipotekën e pasurisë së paluajtshme;
• Kontrata për këmbimin e pasurisë së paluajtshme;
• Kontrata për transferimin e pasurisë së paluajtshme;
• Kontrata për transferimin e pasurisë së luajtshme;
• Deklarata për heqje dorë nga bashkëpronësia;
• Kontrata për pengun e pasurisë së luajtshme;
• Kontrata qiraje;

Çështje ekonomike dhe të punës
Noterizim
Noteri mund t’ju ndihmoj në përpilimin dhe vërtetimin e akteve të ndryshme përmes të cilëve krijohen dhe zhvillohen bizneset dhe puna.
•Përpilimi dhe vërtetimi i akteve të shoqërive tregtare;
• Pjesëmarrja në mbledhjen e ortakëve të një shoqërie tregtare;
• Vërtetimi i nënshkrimeve në aktet e shoqërive tregtare;
• Vërtetimi i kontratave të punës;
•Autorizimi për tërheqje pensioni.

Vërtetimet, legalizimet dhe çertifikatat tjera
Noterizim
Noteri do t’i kryej legalizimet, vërtetimet dhe autorizimet e dokumenteve të ndryshme që ju duhen në jetën e përditshme, psh:
• Verifikimi i nënshkrimeve, dokumenteve si dhe kopjeve të dokumenteve;
• Verifikimi dhe vërtetimi i kontratave;
• Autorizimi i përgjithshëm apo i posaçëm;
• Nxjerrje, vërtetim të kopjes nga arkiva noteriale;
• Ekstrakte nga arkiva dhe vërtetimi i tyre.

Ruajtja dhe depozitimi i gjërave dhe dokumenteve
Noterizim
Noteri merr në ruajtje dokumentet dhe gjërat tjera me vlerë pasi që ai është institucion i besueshëm për ruajtjen e gjërave me vlerë dhe dokumenteve, psh:
• Ruajtja e dokumenteve duke përfshirë testamentet nga noteri;
• Depozitimi i gjërave me vlerë, siç janë: stoli ari, gjëra me vlerë të familjes, etj e sidomos në rast të trashëgimisë

Tarifat Noteriale ONK
Noterizim
Tarifat noteriale
Për secilin shërbim të kryer nga noteri duhet të paguhet tarifa. Tarifat noteriale janë rregulluar me Udhëzimin Administrativ për Tarifat Noteriale në Republikën e Kosovës.
Për shërbime të njejta do të aplikohen tarifa të njejta në tërë Kosovën. Lartësinë e shumës për secilin shërbim noterial do ta gjeni në udhëzimin e lartëpërmendur