
Prishtinë, 12 tetor 2024, Oda e Noterëve të Kosovës vizitohet nga delegacioni i noterëve nga Australia, të udhëhequr nga z. Michel Merlotti, znj. Susane Mariot, Kryetare e Noterëve të Anglisë dhe Uellsit, dhe z. John Pearce, Kryetar i Shoqatës së Noterëve të Victoria, si pjesë e një shkëmbimi të vlefshëm profesional me Odën e Noterëve të Kosovës.
Me këtë rast të rëndësishëm, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Odës së Noterëve të Kosovës dhe Shoqatës së Noterëve të Victorias, Australia. Kjo marrëveshje shënon një hap të madh drejt forcimit të lidhjeve profesionale dhe shkëmbimit të përvojave të ndërsjella ndërmjet dy institucioneve tona.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në avancimin e standardeve dhe praktikave noteriale, duke rritur efikasitetin dhe shërbimet për qytetarët.
Z.Shpend Haskaj, Kryetar i Odës së Noterëve të Kosovës, falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për përkrahjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm!