SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT  

     ODA E NOTERËVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

NOTARSKA KOMORA REPUBLIKE KOSOVA / NOTARY CHAMBER OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Këshilli Drejtues i Odës së Noterëve të Kosovës, në bazë të nenit 63 par. 2.4 të Ligjit Nr. 06/L-010, për Noterinë, nenit 19 par. 3.25 të Statutit të Odës së Noterëve, me datë 04.11.2020 bënë këtë:

 

SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE TË INTERESIT

 

Oda e Noterëve të Kosovës, bënë ftesë publike për palët e interesuara për dorëzimin e ofertave për hartimin e planit ideor dhe detal për objektin  “Selia e Odës së Noterëve” në Prishtinë.

Oferta duhet të përfshijë, por pa u kufizuar në:

  • Holli kryesor së bashku me shkallet
  • Informatat -sigurimi
  • Hapësirat për përkthim në 3 kabina
  • Hapësira për konsultime për 10 deri 12 persona
  • Salla me kapacitet 120-200 persona me mundësi zgjerimi.
  • Zyre e Kryetarit, përfshi pjesën e takimeve dhe hapësirën e ndarë të asistentit
  • 3 Zyre për 1 person
  • Zyre për 4 persona
  • Zyre për 8 persona e cila mund të përdoret dhe si sallë e mbledhjes
  • Arkiva
  • Nyjat sanitare për femra dhe për meshkuj, dhe hapësira për mirëmbajtje
  • Gardëroba
  • Bife për përdorim të jashtëm dhe te brendshëm
  • Kalldatorja me depon përkatëse

Objekti do të ndërtohet në parcelat nr. P-71914075-00410-3 dhe 00410-4, ZK Çagllavicë, sipërfaqe të përgjithshme prej 768m2, në kate P+1.

Indeksi i shfrytëzimit të parcelës është 40% ose sipërfaqja bruto e objektit në të gjitha etazhet, P+1 duhet të jetë maksimum  700 m².

Çmimi i ofertës duhet te jepet ne m² ndaras për Planin ideor dhe ndaras për Planin detal.  

Ofertat dhe dokumentet përcjellëse pranohen gjatë periudhës sa është e hapur shpallja publike, nga data 04 – 20 Nëntor 2020, nga ora 08:30-16:00 në selinë e ONK-së, adresë Rr. ”Bashkim Fehmiu”, OB-13-BL-A, C10, Hyrja 2, Kati i 4-të, banesa nr.21, Arbëri, Prishtinë, ose edhe në e-mailin: [email protected] me kusht që secili dokument të jetë i nënshkruar.

Për çfarëdo informate shtesë, mund të kontaktoni në: +383/45 299 989 dhe 038/726 018, apo në e-mailin [email protected]