Pensionohet Noter Skender Dumani

Pensionohet Noter Skender Dumani

Noter Skender Dumani ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Podujevës.

Biografi e shkurtër:

Skender (Hasan) Dumani ka lindur me datë 08.01.1958 në fshatin Miradi e Poshtme, Komuna Fushë Kosovë. Në vitin 1989 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 1984 ishte punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës i angazhuar në pozita në ndryshme, ndërsa pas diplomimit e deri në vitin 2001 kishte vazhduar punën si jurist në këtë kompani. Në vitin 2001 fillimisht për rreth 6 muaj kishte shërbyer si Drejtor i Administratës dhe Personelit në Komunën e Fushë Kosovës, ndërsa më pas ishte emëruar si Kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor për Komunën e Fushë Kosovës fillimisht nën mbikëqyrjen OSCE e pastaj në institucionet e pavarura të Kosovës. Në vitin 2004 ka përfunduar provimin e jurisprudencës ku më pas kishte ushtruar profesionin e avokatit deri në vitin 2012 kur ishte emëruar Noter nga Ministri i Drejtësisë pasi që paraprakisht kishte përfunduar me sukses ligjëratat dhe provimin e noterisë.

Ndërsa, nga muaji maj i vitit 2013 e deri më 08.01.2023, ku edhe ka arritur moshën e pensionimit, ka ushtruar funksionin e Noterit, në Komunën e Podujevës.