Pensionohet Noter Shaqir Vula

Pensionohet Noter Shaqir Vula

Noter Shaqir Vula ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Gjakovës  

 

Biografi e shkurtër:

Shaqir Vula, ka lindur me 01.02.1951 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen e ka kryer në Gjakovë. Në periudhën 1968-1972, ka ndjekur studimet në fakultetin Juridik në Prishtinë, ndërsa pas kryerjes se fakultetit është punësuar si jurist i diplomuar në KNI ‘Dukagjini’ në Gjakovë. Në vitin 1978 është emëruar sekretar i Konferencës Komunale të Lidhjes Socialiste – LSPP, deri me datën 30.09.1979. Me datën 01.10.1979, është emëruar Gjykatës në Gjykatën Komunale në Gjakovë, deri me 30.09.1984. Me datë 01.10.1984 është emëruar Gjykatës në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Gjakovë, deri më datë 31.12.1991, kur kjo Gjykatë është suprimuar nga ana e shtetit Serb. Ka qëndruar i pa punë deri në vitin 2000, kur është punësuar në Komunën e Gjakovës, si Avokat Publik Komunal, ku ka qëndruar deri më datë 30.04.2008. Në vitin 2011,  është emëruar Gjykatës në Gjykatën Supreme të Kosovës – Dhoma e Posaçme.

Ndërsa, në vitin 2012 pas dhënies së provimit për Noter, dhe pas emërimit, deri më datë 11.01.2021, ka ushtruar profesionin e Noterit në Komunën e Gjakovës.