
Pensionohet Noter Ramadan Bunjaku
Noter Ramadan Bunjaku ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Prishtinë
Biografi e shkurtër:
Ramadan (Januz) Bunjaku, u lind më 1952 në Poliçkë, komuna e Kamenicës, shkollën fillore e kreu në Malishevë të Gjilanit, Gjimnazin në Gjilan Preshevë dhe Prishtinë, Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, provimin shtetëror e kreu në Prishtinë ndërsa provimin e jurisprudencës në Tiranë. Ishte bursist i të përditshmes “Rilindja”, i dënuar i ndërgjegjes dhe i izoluar, ish veprimtarë dhe i përndjekur politik, njeri nga themeluesit dhe sekretaret e përgjithshëm të UNIKOB-it, një nga themeluesit dhe drejtorët e klubit futbollistik “Arbëria”, autor i shumë shkrimeve analitike e publicistike, avokat në Tiranë nga viti 1996 deri në 2000, avokat në Prishtinë nga viti 2000 deri në vitin 2012 dhe nga viti 2012 e deri më 11 Janar 2021 ka ushtruar funksionin e Noterit në Komunën e Prishtinës.