Pensionohet Noter Nexhat Qorrolli

Pensionohet Noter Nexhat Qorrolli

Noter Nexhat Qorrolli ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Ferizajt

 

Biografi e shkurtër:

Nexhat (Shefki) Qorrolli ka lindur më 14 dhjetor të vitit 1952 në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa më pas shkollimin e mesëm si gjenerata e parë e gjimnazistëve të Ferizajt e ka mbaruar në këtë qytet. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës ku është diplomuar si jurist në Fakultetin Juridik në vitin 1976. Fillimisht ka punuar në BVI në Entin e Sigurimit Social në Ferizaj në vitet 1976-77, kurse më pas ka shërbyer si Sekretar i Fabrikës së Vajit dhe të Yndyrnave “Milan Zeçar” nga viti 1978 deri në vitin 1990. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, Nexhat Qorrolli, e ka ushtruar detyrën e Avokatit në qytetin e Ferizajt ndërmjet viteve 2000-2012.

Nexhat Qorrolli i takon brezit të parë të Noterëve në Republikën e Kosovës të licencuar nga Ministri i Drejtësisë më 16 mars 2012 – detyrë të cilën e kreu deri në moshën e pensionimit më 11 janar 2021 – në Ferizaj.