Pensionohet Noter Kolë Ramaj

Pensionohet Noter Kolë Ramaj

Noter Kolë Ramaj ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Graçanicës  

 

Biografi e shkurtër:

Kolë (Ton) Ramaj, ka lindur më 24.03.1956, në Stubëll të Epërme, Komuna Viti. Shkollën fillore e të mesme e ka mbaruar në Stubëll të Epërme dhe në Viti. Studimet i ka vijuar nga viti 1975 deri në vitin 1979 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar Profesor i lëndëve juridike në Qendrën e Arsimit të Mesëm “Boro e Ramizi ” në Viti, nga viti 1980-1981, pastaj nga viti 1982-1999, ka punuar në pozitën e Sekretarit dhe të Drejtorit, në Organizatën Punuese OPB “Agromorava”, në Viti, dhe K.B. “VITIA” në Viti, nga edhe është larguar me dhunë nga puna, nga masat e dhunshme të regjimit Serb. Në korrik të vitit 1999 është emëruar Drejtor i K.B. “VITIA” në Viti. Nga muaji maj i vitit 2001 deri në vitin 2006, ka punuar në Odën e Avokatëve të Kosovës, në Prishtinë, në pozitën e Kordinatorit Regjional, në projektit për Ndihmë Juridike Falas të sponzoruar nga Bashkimi Evropian. Nga muaji qershor i vitit 2006 deri në maj të vitit 2013, ka ushtruar profesionin e Avokatit të pavarur, pranë Odës së Avokatëve të Kosovës, në Prishtinë.

Ndërsa, nga muaji maj i vitit 2013 e deri më 24.03.2021, ku edhe ka arritur moshën e pensionimit, ka ushtruar funksionin e Noterit, në Komunën e Graçanicës.