Pensionohet Noter Ilmi Ademi

Pensionohet Noter Ilmi Ademi

Noter Ilmi Ademi ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Vushtrrisë

 

Biografi e shkurtër:

Ilmi (Avdi) Ademi ka lindur më 28.05.1956, në Broboniq, Komuna Mitrovicë. Shkollën fillore e ka mbaruar në Broboniq, të mesmen e ka mbaruar në Mitrovicë, ndërsa studimet i ka vijuar nga viti 1975 deri në vitin 1979 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1979 deri në vitin 1980 ka punuar në prokurorinë publike të qarkut në Mitrovicë. Nga viti 1980 deri në vitin 1984 në industrinë kimike Mitrovicë, si shef i sektorit Juridik. Nga viti 1984 deri 1991 zëvendës i avokatit shoqëror i vetëqeverisjes. Nga viti 1991 deri në vitin 1999 bashkëpunëtor profesional në zyrën e Avokatit Bedri Qitaku në Mitrovicë. Nga viti 2000 deri në vitin 2004 në zyrën për ndihmë e juridike falas. Nga viti 2004 deri me 2014 Avokat me seli në Mitrovicë.

Ndërsa, prej viti 2014 e deri me 28.05.2021, ku edhe ka arritur moshën e pensionimit, ka ushtruar funksionin e Noterit, në Komunën Vushtrrisë.