Pensionohet Noter Hysni Islami

Pensionohet Noter Hysni Islami

Noter Hysni Islami ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Ferizajt  

 

Biografi e shkurtër:

Hysni  (Ramadan)  Islami  është  i lindur më 20.01.1953 në Ferizaj. Ka mbaruar shkollën fillore e të mesme në Ferizaj dhe Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1974 deri në vitin 1985 ka punuar në Fabrikën e Vajit në Ferizaj.  Nga viti 1985 ka punuar në Këshillin Komunal të Lidhës së Sindikatave në Ferizaj. Në vitin 1987 është emëruar Sekretar i Administratës Komunale në Ferizaj, nga është larguar me dhunë nga masat e regjimit të Serbisë me dt. 02.08.1990.  Në shtator të vitit 1999 është emëruar Drejtor i Drejtorisë Komunale për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në Ferizaj. Nga muaji prill i vitit 2000 ka punuar Drejtor i Përfaqësisë së Kompanisë së sigurimeve ‘SIGURIA’  për regjionin e Ferizajt.

Nga muaji maj 2013 e deri më 11.01.2021, ka ushtruar funksionin e Noterit në Komunën e Ferizajt.