Pensionohet Noter Dr. Hebib Livoreka

Pensionohet Noter Dr. Hebib Livoreka

Noter Dr. Hebib Livoreka ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Kaçanikut dhe me autorizim edhe për komunën e Hanit të Elezit 

 

Biografi e shkurtër:

Dr. Hebib Livoreka u lind më 25 shtator 1957, në Ivajë të Kaçanikut. Katër klasat e shkollës fillore i kreu në Ivajë, kurse katër klasat tjera në Kotlinë, komunë e Kaçanikut. Shkollën e mesme – Gjimnazin, “Skënderbeu”, drejtimi shoqëror, e kreu në Kaçanik. Studimet e rregullta për drejtësi i mbaroi në Fakultetin Juridik – Drejtim i Përgjithshëm, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1982. Studimet pasdiplomike i mbaroi në Fakultetin Juridik, Drejtimi Penalo-Juridik, në Universitetin e Prishtinës. Temën e magjistraturës “Vepra penale – vjedhje pylli në komunën e Kaçanikut në periudhën 1985-2004” e mbrojti në Prishtinë, ku më 2007 mori titullin magjistër i shkencave juridike. Në vitin 2017 mbrojti me sukses tezën e doktoraturës me temën “Struktura dhe procedura në Gjykatat Penale Ndërkombëtare”, në Universitetin “Sv. Kiril & Metodi” në Shkup dhe në Dekanatin e Fakultetit Juridik “Justinian Prvi” në Shkup, të Republikës së Maqedonisë, ku mori titullin doktor i shkencave juridike, i angazhuar edhe profesor – ligjërues në Kolegjin “Universum” në Prishtinë, Kampusi në Ferizaj.

Ndërsa, nga muaji maj i vitit 2013 e deri më 25.09.2022, ku edhe ka arritur moshën e pensionimit, ka ushtruar funksionin e Noterit, në Komunën e Kaçanikut dhe me autorizim nga viti 2021 edhe për komunën e Hanit të Elezit.