Pensionohet Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi

Pensionohet Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi

Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën e Prizrenit dhe me autorizim edhe për komunën e Rahovecit.  

Biografi e shkurtër:

Aliriza (Gjemali) Beshi, i lindur më 14.04.1958 në Prizren, ka kryer Shkollën Fillore dhe Gjimnazin, në Prizren   pastaj ka studiuar  UP-Fakultetin Juridik,  cilën e ka kryer në prill të vitit 1985. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 1989. Ka kryer praktiken në Gjykatën Themelore në Prizren. Nga viti 1991 deri 1992 ka punuar në NSH “Artizanati”, në Prizren si Sekretar Ligjor, nga viti 1992 deri 1999 ka ushtruar profesionin e avokatit. Nga viti 2001 deri 2004 ka qenë Drejtor i Kadastrit në Komunën e Prizrenit. Më pas nga viti 2004 deri në vitin 2012 ka ushtruar profesionin e avokatit.

Ndërsa, nga muaji prill i vitit 2012 e deri më 14.04.2023, ku edhe ka arritur moshën e pensionimit, ka ushtruar funksionin e Noterit, në Komunën e Prizrenit dhe me autorizim edhe për Komunën e Rahovecit, njëkohësisht, nga viti 2012 deri në vitin 2018 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Odës së Noterëve, ndërsa nga viti 2018 e deri ne arritjen e moshës së pensionit, ka mbajtur postin e Kryetarit të Odës së Noterëve.