ONK vizitoi Odën e Noterëve të Republikës së Maqedonisë.

Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës me ftesë të Kryetares së Odës së Noterëve të Republikës së Maqedonisë, znj. Zorica Pulejkova, zhvilloi një vizitë studimore- njëditore në qytetin e Shkupit dhe Tetovës. Përfaqësuesit e ONK-së u pritën nga Kryetarja ONRM Znj. Zorica Pulejkova, Z. Naxhi Zeqiri Noter në Tetovë, Z. Muhamet Shehu Noter në Shkup dhe zyrtarët administrativ të ONRM-së.

ONK në këtë vizitë përfaqësohej pothuajse nga të gjitha komisionet e saja dhe tema e diskutimit ishte e përqendruar rreth funksionimit dhe avancimit të punës së komisioneve të dy Odave si dhe informimi/marrja e praktikave rreth regjistrave elektronik apo databazave të cilat aktualisht përdoren nga ONRM.

Në shenjë bashkëpunimi të suksesshëm, ONK ndahu Mirënjohje për ONRM-në, nërsa me nga një Mirënjohje të vecantë ONK nderoi Z. Naxhi Zeqiri Noter në Tetovë dhe Znj. Virgjina Bauta Notere në Strugë, për kontributin e dhënë në zhvillimin e sistemit Noterial në Republikën e Kosovës.