ONK dhe ARC nënshkruajn memorandumin e bashkëpunimit 

Prishtinë, 14 shkurt 2022, Oda e Noterëve të Kosovës dhe Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme nënshkruan marrëveshje për krijimin e qasjes në të dhënat nga Regjistri Civil dhe Regjistri i Automjeteve. Kjo marrëveshje përcakton kushtet në të cilat ARC iu ofron zyrave noteriale në kuadër të ONK-së qasje në këtë regjister.

Në bazë të kësaj marrëveshje mundësohet qasja në bazën e të dhënave, marrja e informacioneve nga Baza e Ndërmjetme e ARC-së dhe Regjistri i Automjeteve me qëllim të verifikimit, vërtetimit të identitetit dhe gjendjes civile të palëve të interesuara për marrjen e këtyre shërbimeve, si dhe verifikimin e këmbimit të të dhënave për automjetet të cilat janë objekt i shitblerjes.

ARC dhe ONK u dakorduan që ditëve ne vijim t’i nënshkruajn dhe Procedurat Standarde të Operimit për shkëmbimin e shënimeve nē fjalë, përmes të cilave do të definohet lloji i të dhënave që do të shkëmbehen në nivelin teknik. Të dhënat e lexuara nga Zyrat Noteriale duhet të përdoren në pajtim me këtë marrëveshje dhe duhet të trajtohen në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

Memorandumi u nënshkrua në lokalet e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga z. Blerim Camaj, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i ARC-së dhe z. Aliriza Beshi, Kryetar i ONKsë