Oda e Noterëve të Kosovës morri pjesë në Kongresin e 60-të të Noterisë Civile Italiane

Prishtinë, 28.10.2024 – Oda e Noterëve të Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari z. Shpend Haskaj dhe Nënkreytari z. Sefadin Blakaj, realizuan një vizitë të suksesshme në Romër, Itali, ku morën pjesë në Kongresin e 60të të Noterisë Civile Italiane, i mbajtur me datë 24-26 tetor 2024. Kjo vizitë përfaqësoi një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndarjen  e praktikave më të mira në fushën e noterisë.

Gjatë qëndrimit në Itali, delegacioni zhvilloi takime me homologët italianë, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në legjislacionin noterial, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ardhshme. Kryetari Haskaj theksoi rëndësinë e ndarjes së eksperiencave dhe praktikave të mira në shërbim të forcimit të sistemit noterial në Kosovë, “Bashkëpunimi me Odat e tjera të Noterëve në nivel ndërkombëtar është thelbësor për përmirësimin e shërbimeve tona dhe garantimin e një sistemi noterial të besueshëm dhe profesional”. 

Delegacioni po ashtu diskutoi mundësitë për organizimin e trajnimeve dhe workshop-eve të përbashkëta, që do të ndihmojnë në avancimin e njohurive dhe aftësive të noterëve në Kosovë.

Oda e Noterëve të Kosovës shpreh falënderimet e saj për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, dhe shpreson të vazhdojë ndihmën e saj në zhvillimin e sistemit noterial në rajon.

Related Images: