Oda e Noterëve të Kosovës do të nënshkruaj marrëveshje të bashkëpunimit me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Fakultetin Juridik të Universitetit Publik i Mitrovicës “Isa Boletini” 

Nesër me datë 07.10.2020, me fillim në ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Oda e Noterëve të Kosovës do të nënshkruaj Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, në prezencë të Ministrit të Drejtësisë z. Selim Selimi dhe Zëvendës Ministres së Ekonomisë dhe Ambientit znj. Burbuqe Deva-Bakija. Marrëveshja e Bashkëpunimit me AKK ka të bëjë me qasjen e zyrave noteriale në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme, ku noterët do të kenë mundësinë në lexim, printim dhe shënim në këtë regjistër.  

Ndërsa pas dite në selinë e Odës së Noterëve, do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Fakultetin Juridik të Universitetit Publik i Mitrovicës “Isa Boletini“, e cila marrëveshje ka karakter bashkërendimin e aktivitete për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale.