Oda e Noterëve organizon trajnim për punëtorët e zyreve noteriale lidhur me përdorimin e softuerit për regjistrimin e lëndëve noteriale si dhe kodimin e tyre

Prishtinë, 11 korrik 2015, Oda e Noterëve organizoi trajnimin përfundimtar për përdorimin e softuerit për regjistrimin e lëndëve noteriale si dhe kodimin e akteve noteriale përmes përdorimit të këtij softveri. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin pothuajse të gjithë punëtorët e zyreve noteriale,

Meqenëse, shumë shpejtë do të filloj së aplikuari projekti në fjalë, interesimi i punëtorëve për ta ndjekur këtë trajnim ishte shumë i madh.

Edhe kësaj here ligjerues ishte Z. Arben Abazi, programer nga Kompania KIT, i cili i informoi të pranishmit rreth ndryshimeve dhe plotësimeve modulare të projektit, të cilat ndryshime kanë rrjedhur si kërkesë e komisionit ad-hoc të Kuvendit të Odës së Noterëve, komision përgjegjës për finalizimin e këtij projekti.

Në fund të këtij trajnimi, të pranishmit përmes një demonstrimi u informuan rreth procedurës për kodimin e akteve noteriale.