Oda e Noterëve morri pjesë në Konferencën e 32-të Evropiane të Noterisë

Prishtinë, 29.04.2022 – Me ftesë të Odës së Noterëve të Austrisë, në Konferencën e 32të evropiane për Ligjin Civil, me temë “Sundimi i ligjit – Vënia e qytetarit në radhë të parë”, mbajtur në Salzburg, Austrisë me datë 28-29 Prill 2022, morri pjesë dhe Oda e Noterëve të Kosovës e përfaqësuar nga z. Shpend Haskaj, Nënkryetar i Odës së Noterëve dhe z. Haxhë Qorraj, anëtar i Komisionit Disiplinor të ONK-së.

Hapjen e kësaj konference e bëri Presidenti i Akademisë Noteriale të Austrisë z. Christoph Mondel, dhe më pastaj me fjalë mirëseardhje vazhduan z. Wilfried Haslauer, Guvernator i provincës së Salzburgut, z. Michael Umfahrer, President i Odës Austriake, z. Giampaolo Marcoz, President i Këshillit të Unionit të Noterisë Evropiane (CNUE), dhe me video mesazh znj. Alma Zadic, Ministre e Drejtësisë. Ndërsa, rreth temës kanë prezantuar z. Didier Reynders, Komisioner për Drejtësi në Evropë dhe Prof. Laurent Pech, Kryetar i departamentit të drejtësisë dhe politikës në Universitetin Middselex të Londrës.

Poashtu si tema tjera në këtë konferencë u diskutuan “Ligji për mbrojtjen e të rriturve”, “Siguria takohet me inteligjencën artificiale – Siguria juridike kundrejt teknologjive të reja”, ku pas çdo ligjërimi, ka pasur dhe debat panelistësh.