Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes ONK-së dhe Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti“ Prizren 

Prizren, 01 Prill 2021, Oda Noterëve së bashku me Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti“, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit e cila marrëveshje ka karakter bashkërendimin e aktiviteteve për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale.  

Kryetari i Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, z. Aliriza Beshi, i shoqëruar nga Notere Suna Salla, Noteri Bilgaip Maznikar dhe Sekretari i Odës z. Erdon Gjinolli, u pritën në takim nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, dhe u.d. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi. 

Ky Memorandum ka për synim nxitjen e organizimit dhe zhvillimin e veprimtarive profesionale me studentë dhe palë të interesit për të ngritur dhe avancuar aftësitë praktike profesionale si dhe kontribuon në absorbimit e njohurive për studentët tanë, sidomos në të kuptuarit e parimeve të përgjithshme të sistemit dhe funksionit noterial. 

Në këtë marrëveshje, palët janë zotuar të bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale përmes: Përshtatjes dhe përafrimit të programeve të studimit në harmoni me nevojat e tregut të punës; Realizimit të punës praktike për studentët e Fakultetit Juridik në Zyrat noteriale në Republikën e Kosovës; Shkëmbimet e përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literaturës përkatëse për zhvillimin institucional, me qëllim të avancimit profesional dhe akademik të studentëve dhe anëtarëve të Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës, etj.