Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes ONK-së dhe Fakultetin Juridik të Universitetit Publik i Mitrovicës “Isa Boletini“ 

Prishtinë, 07.10.2020, Oda Noterëve së bashku me Fakultetin Juridik të Universitetit Publik i Mitrovicës “Isa Boletini“, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit e cila marrëveshje ka karakter bashkërendimin e aktivitete për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale.  

Z.Aliriza Beshi Kryetar i ODës së Noterëve dhe z. Agron Beka, Dekan i Fakultetit, u pajtuan të bashkëpunojnë në zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit, realizimit të punës praktike për studentët e Fakultetit Juridik në Odën e Noterëve të Republikës së Kosovës, shkëmbimet e përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literaturës përkatëse për zhvillimin institucional, me qëllim të avancimit profesional dhe akademik të studentëve dhe anëtarëve të Odës së Noterëve, hartimin e programeve hulumtuese dhe kërkimore komform kërkesave dhe interesave dypalëshe, etj.