Mbahet trajnimi për qasje në digjitale në sistemin e regjistrit për të drejtat pronësore.  

09-10.12.2020 – Agjencioni Kadastral i Kosovës në bashkëpunim me Odën e Noterëve mbajtën trajnimin për Noter, për qasje digjitale në sistemin e regjistrit për të drejtat pronësore. Ky trajnim është rrjedhojë e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ditë më parë.  

Qasja digjitale në sistemin e regjistrit për të drejtat pronësore do t`ju jep mundësi zyrave noteriale që të verifikojnë gjendjen faktike, printimin si dhe shënimin në certifikatat pronësore.  

Trajnimi u organizua në katër grupe të ndara dhe pati interes të madh nga të gjithë noterët.