Mbahet trajnimi me temë “Shënimi nga ana e noterëve në SIKT-K” 

Prishtinë, 03.06.2023, Oda e Noterëve në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) mbajti trajnimin për noter dhe bashkëpunëtor të zyrave noteriale, me temë “Shënimi nga ana e noterëve në SIKT-K”, aplikacion i zhvilluar nga ky agjencion për shënimin e LRP dhe REF tek rubrika e vërejtjes në certifikatën pronësore nga ana e noterëve.

Hapjen e trajnimit e bënë z. Avni Ahmeti, Drejtor i AKK, dhe z. Selatin Shahini Kryesues i Komisionit për aftësim profesional të noterëve, ndërsa temën e ligjëruan znj. Drenushë Januzi Kukaj, Specialiste për kadastër në AKK dhe z. Bashkim Shaqiri, Drejtor në Drejtoratin Ligjor në AKK.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi nga afër me hapat që noterët duhet të ndjekin në Sistemin e shërbimeve digjitale të AKK-së, për regjistrimin e shënimit për njësitë kadastrale që do të jenë objekt i akteve noteriale.