Mbahet trajnimi me temë “Regjimi pasuror martesor sipas risive në Kodin Civil” 

Oda e Noterëve të Kosovës në bashkëpunim me Projektin e Kodit Civil, me datë 14.11.2020, organizuan trajnimin e radhës online përmes platformës ZOOM me temë: “Regjimi pasuror martesor sipas risive në Kodin Civil“.

Ligjerues në këtë trajnim ishte Prof. Haxhi Gashi, ekspert kyç i projektit, i cili edhe e udhëhoqi këtë trajnim ku ligjëroi temat “Pasuria e përbashkët martesore dhe Pasuria e veçantë” ndërsa në pjesën e dytë të ditës Prof. Jorida Xhafaj, Dekane e Fakultetit Juridik të UBT-së në Tiranë, ligjëroi temën “Kontrata paramartesore dhe Kontrata martesore”  

Trajnimi ishte i karakterit interaktiv ku pati shume diskutime dhe shembuj të ndryshëm dhe morrën pjesë afërsisht 30 noter.