Mbahet trajnimi me temë: Falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe shpërlarja e parave.

Më 23 Shkurt 2013, (e Shtunë) në “Hotel AFA”, Prishtinë, Oda e Noterëve të Kosovës ka organizuar trajnimin për avancimin e njohurive nga shërbimi noterial.

Në pjesën parë të këtij trajnimi, ligjeruesi Prof. Xhevdet Halili elaboroi pjesë nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Ndërsa pjesa e dytë ishte e ndarë për përfaqësuesit e I-H-N-së, (Institut International Des Hautes Etudes Notariales) të cilët i informuan të pranishmit lidhur me harmonizimin e praktikave noteriale.