Mbahet trajnimi me temë “E drejta e përfaqësimit në trashëgimi” 

Prishtinë, 27.03.2021, Oda e Noterëve të Kosovës në bashkëpunim me Projektin e Kodit Civil, organizuan trajnimin e radhës online përmes platformës ZOOM me temë: “E drejta e përfaqësimit në trashëgimi ”.  

Në trajnim u elaboruan nëntemat si “Trashëgimi i domosdoshëm”, “Trashëgimi nga pasardhësit e trashëgimtarit të vdekur para trashëgimlënësit”, “Trashëgimi i pasardhësve të trashëgimtarit i cili ka vdekur pas trashëgimlënësit”, si dhe raste studimore dhe raste të tjera nga korniza ligjore Gjermane gjithashtu nga Shqipëria.

Trajnimi ishte mjaft interaktiv, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.