Mbahet trajnimi me temë “Bartja e pronësisë dhe të drejtave të tjera pronësore dhe hartimi i kontratave”

Oda e Noterëve të Kosovës në bashkëpunim me Projektin e Kodit Civil, me datë 11.11.2020,  organizuan trajnimin online përmes platformës ZOOM me temë: “Bartja e pronësisë dhe të drejtave të tjera pronësore dhe hartimi i kontratave”. Interesimi nga ana e noterëve për këtë trajnim ishte shumë i madh dhe nuk munguan diskutimet si dhe propozimet për temën e këtij trajnimi. Përpos Prof. Haxhi Gashi, ekspert kyç i projektit, i cili edhe e udhëhoqi këtë trajnim, trajner të tjerë ishin edhe Prof. Jorida Xhafaj, Dekane e Fakultetit Juridik të UBT-së në Tiranë dhe z. Apostolis Anthimus, ekspert i lartë i projektit, të cilët i njoftuan të pranishmit me legjislacionin e tyre rreth temës në fjalë, e posaçërisht rreth hartimit të akteve noteriale tek objektet në ndërtim e sipër. 

Bashkëpunimi me Kodin civil do të vazhdoj edhe në këtë vikend, ku me datë 14.11.2020, do të mbahet trajnimi me temë “Regjimi pasuror martesor sipas risive në Kodin Civil” me trajner z. Haxhi Gashi, ekspert kyç i projektit dhe znj. Jorida Xhafaj, eksperte e lartë e projektit.