Mbahet takimi i Kuvendit vjetor të ONK-së dhe trajnimi me Kodin Civil

Prishtinë 26 dhjetor 2020 – Oda e Noterëve e Republikës së Kosovës mbajti takimin vjetor të Kuvendit, online përmes platformës ZOOM. Në këtë takim, Kryetari i Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi, hapi dhe drejtoi punimet e Kuvendit. Si pika të rendit të ditës u paraqiten për diskutim dhe aprovim: Raporti lidhur me aktivitetet e Këshillit Drejtues të Odës së Noterëve për vitin 2020 si dhe Propozimbuxheti për vitin 2021, e të cilat u aprovuan njëzëri nga të gjithë të pranishmit. 

Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës u mbajtë dhe trajnimi në bashkëpunim me Projektin e Kodit Civil, me temë: “Format dhe unifikimi i akteve noteriale në çështjet civile”. Kësaj rradhë, ligjërues ishin znj. Jorida Xhafaj Eksperte e lartë dhe z. Xhevat Azemi Ekspert i Lartë i Projektit.  

Interesimi ishte shumë i madhë nga Noterët në këtë trajnim, ku pati dhe shumë pyetje dhe diskutime. Në trajnim morrën pjesë 42 Noter.