Mbahet punëtoria me temë “Kontrata mbi Hipotekën dhe Diskutime shtesë nga Draft-Kodi Civil lidhur me trashëgiminë”

Prishtinë, 19.06.2021 –Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës organizoi punëtorinë për Noterët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunëtorët e zyrave noteriale.

Temat e kësaj punëtorie ishin: Punëtoria për Noter: Kontrata mbi Hipotekën, me theks të veçantë neni 175.2 dhe neni 185 i LPDTS; Diskutime shtesë nga Draft-Kodi Civil lidhur me trashëgiminë, me ligjërues Prof. dr.iur. Haxhi Gashi; Prof. Jorida Xhafaj; Dr.iur. Bashkim Preteni; dhe Unifikimi i aketeve noteriale, Ligjërues: z. Aliriza Beshi, Kryetar i ONK-së & z. Selatin Shahini, Kryesues i Komisionit për aftësim profesional të noterëve.

Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës u mbajtë Puntëria për bashkëpunëtor profesional në zyrat noteriale: Identifikimi i palëve, forma e aktit noterial, tarifat noteriale, lidhja e akteve noteriale, komunikimi me palët, leximi i aktit dhe çështjet tjera sipas Ligjit dhe udhëzimeve administrative për Noterinë,  Ligjërues: z. Aliriza Beshi, Kryetar i ONK-së & z. Selatin Shahini, Kryesues i Komisionit për aftësim profesional të noterëve.

Punëtoria u mbajt në Hotel “Te Stela”, Tiranë, Shqipëri.