Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Odës së Noterëve të Republikës së Kosovës 

Prishtinë, 15.05.2021 – Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës mbajti Kuvendin Zgjedhor, nga punimet e të cilit u zgjodhën anëtarët e rinj të organeve të Odës së Noterëve. 

Kuvendi i Odës së Noterëve rizgjodhi për mandatin e dytë z. Aliriza Beshi Kryetar të Odës së Noterëve, për Nënkryetar të Odës së Noterëve Kuvendi zgjodhi z. Shpend Haskaj, ndërsa znj. Sherife Seferi-Tahiri, znj. Arijeta Ukaj-Dervishaj dhe z. Fatmir Halimi, anëtarë të Këshillit Drejtues.  

Pas pauzës së drekës Kuvendi vazhdoi punimet sipas agjendës, ku si anëtarë të Komisionit Disiplinor të Odës së Noterëve zgjodhi z. Bilgaip Maznikar, z. Halil Rrukiqi, z. Haxhë Qorraj, z. Astrit Bibaj dhe z. Behar Idrizi, ndërsa z. Sinan Visoka, z. Hebib Livoreka, z. Islam Azemi, z. Fatmir Tasholli  dhe z. Agim Sylejmani i zgjodhi zëvendës-anëtarë të këtij Komisioni.  

Tutje, Kuvendi zgjodhi znj. Suna Sallahi, znj. Arta Morina-Mustafa dhe z. Faik Çollaku anëtarë të Komitetit për Auditim të Odës së Noterëve, si dhe me aklamacion Kuvendi vendosi të votoj për përfaqësues dhe zëvendës-përfaqësues të ONK-së në Komisionin për Çështje Evropiane (CAE) në kuadër të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë (UINL), ku z. Sefadin Blakaj me shumicë apsolute u rizgjodh anëtarë dhe znj. Ljiljana Kenic u rizgjodh zëvendës-anëtare.