Mbahet Kuvendi Zgjedhor i Odës së Noterëve të Kosovës

Prishtinë, 27.04.2024.

Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës mbajti Kuvendin Zgjedhor, nga punimet e të cilit u zgjodhën anëtarët e rinj të organeve të Odës. 

Kuvendi i Odës së Noterëve zgjodhi z. Shpend Haskaj, për Kryetar të Odës së Noterëve për një mandat 3 vjeçar, për Nënkryetar të Odës, Kuvendi e zgjodhi z. Sefadin Blakaj, ndërsa znj. Leartë Cana, z. Bilgaip Maznikar dhe z. Haxhë Qorraj, anëtarë të Këshillit Drejtues.  

Kuvendi vazhdoi punimet sipas agjendës, ku si anëtarë të Komisionit Disiplinor të Odës së Noterëve zgjodhi: z. Astrit Bibaj, z. Behar Idrizi, z. Burim Xhemajli, Znj. Sherife Seferi/Tahiri dhe z. Fatmir Tasholli.  

Tutje, Kuvendi zgjodhi z. Selatin Sahini, z. Ylli Mekaj dhe z. Faik Çollaku anëtarë të Komitetit për Auditim të Odës së Noterëve, si dhe me aklamacion Kuvendi vendosi të votoj për përfaqësues dhe zëvendës-përfaqësues të ONK-së në Komisionin për Çështje Evropiane (CAE) në kuadër të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë (UINL), ku znj. Arbena Shehu u zgjodh anëtare dhe z. Ylli Mekaj zëvendës-anëtar.