Mbahet Kuvendi vjetor i Odës së Noterëve

Prishtinë 23 dhjetor 2023 – Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës mbajti takimin vjetor të Kuvendit të Odës së Notereve. Kryetari i Odës z. Shpend Haskaj i hapi dhe i drejtoi punimet e Kuvendit. Si pika të rendit të ditës u paraqiten për diskutim dhe aprovim: Raporti lidhur me aktivitetet e Këshillit Drejtues të Odës së Noterëve për vitin 2023 si dhe Propozimbuxheti për vitin 2024, e të cilat u aprovuan njëzëri nga të gjithë të pranishmit. 

Kuvendi debatoi edhe për aktivitete dhe organizime të tjera rreth Odës së Noterëve për vitin 2024, e të cilat propozime u mirëpriten dhe në parim u aprovuan nga të gjithë të pranishmit në këtë Kuvend.