Mbahet Kuvendi vjetor i Odës së Noterëve
21.12.2024 – Prishtinë, u mbajt Kuvendi vjetor i Odës së Noterëve të Kosovës. Në këtë Kuvend si rend dite u paraqit Raporti për Aktivitetet e Këshillit Drejtues të Odës së Noterëve për vitin 2024, ku pas prezantimit u miratua unanimisht nga të pranishmit. Si pikë tjetër u prezantua propozim-Buxheti për vitin 2025, i cili gjithashtu u aprovua unanimisht. Ndër të tjera, u shqyrtuan disa oferta të pranuara sipas kërkesës së Këshillit Drejtues për blerjen e hapësirës për selinë e Odës së Noterëve. Në këtë pikë Kuvendi vendosi që të shtyjë deri në muajin mars 2025, shqyrtimin e të gjitha ofertave.
 
Në përmbyllje Këshilli Drejtues kishte ftuar të gjithë noterët, përfshirë edhe ata të sapoemëruar, për pjesëmarrje në një darkë festive, duke krijuar një mundësi për të reflektuar mbi vitin që po përfundon dhe për të ndarë momente gëzimi dhe bashkëpunimi.

Related Images: