Mbahet Kuvendi i Odës së Noterëve

Me 20 Dhjetor 2014 u mbajt Kuvendi i Odës së Noterëve ku të pranishëm ishin afër 70 noter nga i gjithë territori i Republikës së Kosovës. Në fillim të këtij takimi si rend dite ishte prezantimi i Ueb-aplikacionit para noterëve, ku prezantimin e udhëhoqi Flaka Braha zyrtare e kompanis KIT-Sha. Ky Ueb aplikacion do të filloj të implementohet në të gjithë Kosovën nga Marsi i vitit 2015. Qëllimi kryesor i këtij programi është thjeshtësimi i punës së noterëve si dhe ofrimi i sigurisë në lëndët e përpiluara. Interesimi i noterëve rreth Ueb aplikacionit ishte i madh, ku pati edhe shumë pyetje dhe propozime në lidhje me aplikacionin. Kuvendi vendosi që të krijoj një Komision prej 3 anëtarëve, të cilët në ditët në vijim do të bashkëpunojnë me Kompaninë KIT –Sha me qëllim të finalizimit të këtij Ueb aplikacioni.

Pjesa e pasditës ishte rezervuar për Kuvendin e Odës së Noterëve, ku vlenë të thekohet paraqitja e raportit Financiar për Periudhën Janar-Nëntor 2014, i cili raport i plotësuar pritet të aprovohet në Kuvendin e rradhës, i cili do të mbahet në Mars të vitit 2015. Gjithashtu, Kuvendi në parim aprovoi Projektbuxhetin për vitin 2015, me disa plotësime në vija buxhetore.

Të pranishëm ishin dhe zyrtar të IHN-së ku në fund Z. Michele Merlotti mbajti një fjalim duke i uruar të gjithë noterët për punën e shkëlqyer që janë duke e bërë dhe theksoi se IHN do të mbështes Odën deri Qershor të vitit 2015.