Mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Odës së Noterëve

Prishtinë, 18.03.2023- me ftesë të Këshillit Drejtues të Odës së Noterëve u mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm i Odës së Noterëve.

Si pikë e rendit të ditës ishte veprimet e Odës pas pensionimit të Kryetarit të Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi, me datë 14.04.2023. Fillimisht Kuvendi vendosi që shkohet në zgjedhje plotësuese për organet e Odës, ku vendos që pas pensionimit të Kryetarit të Odës së Noterëve z. Aliriza Beshi, të vazhdoj Nënkryetari i Odës së Noterëve z. Shpend Haskaj, të kryej detyrat edhe të Kryetarit deri në përfundim të mandatit të plotë, deri me datë 14.04.2024. Gjithashtu, Kuvendi i Odës në këtë takim vendosi të zgjedh Noter Sefadin Blakaj të jetë anëtar i ri i Këshillit Drejtues, me mandat një vjeçar, nga data 15 prill 2023 deri 14 prill 2024. Në pika të tjera Kuvendi po ashtu vendosi që të angazhohet Kryetari i Odës pas pensionimit si ekspert i jashtëm i Odës së Noterëve për nevoja të Odës së Noterëve dhe të Këshillit Drejtues. Ndërsa në pikën e radhës Kuvendi i Odës caktoj Notere Arbena Shehu, përfaqësuese e Odës së Noterëve në Komisionin për Çështje Evropiane CAE, në kuadër të Unionit Ndërkombëtar të Noterisë UINL, dhe Notere Merita Kostanica zëvendës përfaqësuese në të njëjtin Komision.