Lajmet Arkiva
Nesër me datë 07.10.2020, me fillim në ora 11:00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, Oda e Noterëve të Kosovës do të nënshkruaj Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, në prezencë të Ministrit të Drejtësisë z. Selim Selimi dhe Zëvendës Ministres së Ekonomisë dhe Ambientit znj. Burbuqe Deva-Bakija. Marrëveshja e Bashkëpunimit me AKK ka të bëjë […]
Prizren 02.07.2020, Oda e Noterëve e përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi, i shoqëruar dhe nga Noterët e Prizrenit, vizituan sot Kryetarin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, z. Ymer Hoxha. Vizita ishte e karakterit falënderues për kontributin e dhënë të Kryetarit Hoxha që nga fillimi i sistemit të Noterisë ku edhe ishte anëtarë i Komisionit […]
Prishtinë -22.06.2020, Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës e prirë nga Kryetari z. Aliriza Beshi u prit në takim nga Ministri i Drejtësisë z. Selim Selimi. Në fillim të këtij takimi z. Selimi theksoi se Oda e Noterëve të Kosovës është pikë reflektimi për odat tjera, shërbimi noterial ka ndihmuar dhe po vazhdon ta […]
Prishtinë: 07.05.2020, Oda e Noterëve të Kosovës me pikëllim të thellë njofton se sot në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë Noteri Ibrahim Elshani. Largimi i tij është një humbje e madhe për tërë familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që e njihnin atë. Noter Ibrahim Elshani ka ushtruar detyrën e Noterit në Komunën […]
Prishtinë, 29 Shkurt 2020 – Oda e Noterëve në bashkëpunim me Projektin e financuar nga BE “Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve”, mbajtën trajnimin e radhës për Noterët e Republikës së Kosovës me temë “Organizimi dhe mënyra e punës së noterëve dhe vulave noteriale; forma dhe mënyra e përpilimit dhe shënimit të […]
Prishtinë 07.02.2020 – Me ftesë të znj. Sofia Mouratidou, Presidente e Institutit Evropian për Kërkime dhe Studime Noteriale (I.R.E.N.E), Oda e Noterëve të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Kryetari z. Aliriza Beshi,  morri pjesë në Konferencën me temë “Notariati evroprian dhe sfidat e sotme të shoqërisë”, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të […]