Kryetarja e ONK-së takon Kryetarin e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit.

Kryetarja e ONK-së Znj. Arbena Shehu, takon Kryetarin e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit, Z. Ahmet Kasumi. Ky ishte takimi i parë zyrtar në mes dy përfaqësuesve.

Përfshirja e klauzolës së arbitrazhit në kontrata, ishte tema thelbësore e këtij takimi.

Z. Kasumi, tha se dispozitat e kontratave të cilat kanë të bëjnë me zgjidhjen e kontesteve eventuale në mes të palëve kontraktuese në të ardhmen, janë të një rëndësie të veçantë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që noterët gjatë përpilimit të kontratave të kenë parasysh përparësitë e përfshirjes së klauzolës së arbitrazhit në kontrata.

Z. Shehu, mes tjerash shprehu gadishmërinë e ONK-së për ta thelluar bashkëpunimin me Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit dhe gjithashtu premtoi përkrahje të plotë në këtë drejtim.